Një moderatore kolumbiane pati probleme shëndetësore, derisa i ra të fikët gjatë transmetimit direkt, shkroi DailyMail.
Elianis Garrido po udhëhiqte emisionin Lo Se Todo në Canal 1 së bashku me kolegun e saj, kur pati probleme dhe pas disa sekondash ra përtokë.
Ekipi i kamermanëve reagoi në atë moment duke u afruar pranë 35-vjeçarës për t'i ofruar ndihmë.
Moderatori i dytë, Ariel Osorio, u ngrit shpejt në këmbë dhe paralajmëroi një bllok reklamash. Elianis u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa u tha se kishte probleme me frymëmarrjen.
Gjendja e saj është stabile.
Artikuj të ngjashëm
-
Moderatores i bie të fikët gjatë transmetimit, momenti kur u rrëzua
-
Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat 36 orë pas tërmetit në Kolumbi
-
Moment i frikshëm në Kolumbi, mbrojtësi bie pa ndjenja
-
Olivia Rodrigo rrëzohet gjatë koncertit në Australi
-
Një i vdekur dhe nëntë të lënduar në Kolumbi pasi një kabinë teleferiku bie në tokë