Radio teleskopi më i madh dhe më i ndjeshëm në botë, i ndërtuar nga Kina, ka kaluar testet teknike dhe ka nisur punën pas një testimi tre vjeçar.
Teleskopi gradualisht do të përdoret nga astronomët dhe do të shërbejë si pajisje e fuqishme për të zbuluar misteret dhe evolucionet e universit, raporton Reuters.
Teleskopi ka një pjatë të vetme me një diametër prej 500 metrash dhe është e barabartë me 30 fusha futbolli, transmeton KTV.
Ky teleskop është i vendosur në thellësi të provincës Guizhou të Kinës.
Gjatë dy vjetësh testime, teleskopi kinezë ka identifikuar 102 yje të reja, më shumë se numri i përgjithshëm i yjeve që kanë zbuluar ekipet e Evropës dhe SHBA-së.
Ky teleskop ka kushtuar 170 milionë dollarë dhe u kompletua në shtatorin e vitit 2016, 20 vjet pasi ishte propozuar për ndërtim nga astronomët kinezë.
-
Nis ndërtimi i radioteleskopit më të madh në botë
-
Mbi 100 radio sinjale “misterioze” në hapësirë, tre miliardë vjet dritë larg nga Toka
-
Kina lëshon satelitë për të testuar rrjetin 6G
-
Teleskopi “Euclid” lëshohet për t’i dhënë përgjigje një nga pyetjeve më të mëdha në shkencë
-
Kina fillon gërmimin e një prej gropave më të thella e misterioze në Tokë