Policia në Kinë ka ndalur një furgon i cili po lëvizte me shpejtësi të ulët ku ka zbuluar se automjeti me gjashtë ulëse po transportonte 40 punëtorë ndërtimtarie.
Videoja e postuar më 3 maj, tregon momentin [e datës 30 prill] kur policia në Chongqing ndalon automjetin dhe i nxjerr punëtorët e ndërtimtarisë një pas një, raporton UPI.
Policia tha se në brendësi të automjetit, i destinuar për gjashtë pasagjerë, ishin në total 40 persona – 39 burra dhe një grua – dhe furgoni s’kishte ulëse fare në mënyrë që të fitohej hapësirë, transmeton Koha.net.
Punëtorët ishin nisur drejt një vend-punishteje në një zonë ndërtimi në qytet.
Policia tha se shoferi është gjobitur për tejngarkim të automjetit dhe i është konfiskuar furgoni.
-
Ndalohet një furgon i mbushur me shtetas të huaj
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Të paktën 35 të vdekur, pasi makina goditi një turmë njerëzish në Kinë
-
Bora e madhe bllokon rrugët e qarkullueshme në Kinë
-
Arrestohet një burrë në Komoran, me furgon po bartte 16 migrantë sirianë