Policia italiane gjatë bastisjes në shtëpinë e një 46-vjeçari ka gjetur në dhomën e fjetjes nën shtrat një derë, që çonte te një bunker, raporton Blick.
Siç ka bërë të ditur Policia italiane në Turianova është zbuluar bunkeri i fshehur me përmasa 3x3 dhe i lartë 2 metra. Bunkeri ishte perfekt për të fshehur armë, drogë apo edhe njerëz.
Bunkeri kishte ndriçim dhe ajrosje ndërsa mund të hapej e mbyllej dera në mënyrë elektronike. Policia nuk e ka ende të qartë se për çfarë është shfrytëzuar bunkeri.
Siç është njoftuar pronari i shtëpisë akuzohet për ndërtim ilegal. Autoritetet po hetojnë nëse ky bunker është shfrytëzuar nga anëtarët e grupit të mafias ‘Ndrangheta për t’iu shpëtuar arrestimeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet bunkeri ku dyshohet se është fshehur për 30 vjet bosi i mafisë siciliane
-
Mbi tre milionë euro të fshehura në mure, arrestohen 34 persona në Itali
-
I zihen mbi 2 mijë e 500 fishekë të fshehura në veturë, sekuestrohen nga Dogana
-
Zbulohet bunkeri brenda një barnatoreje në Ferizaj, gjenden afro 1200 paketime të barnave pa banderola
-
Rritja e kërkesës për bunkerë antibërthamorë