Policia në shtetin amerikan të Alabamas ka arrestuar një grua 82-vjeçare për shkak të grumbullimit të faturave të papaguara të mbeturinave.
Martha Louis Menefield tha se nuk e dinte pse oficerët e prangosën dhe e arrestuan të dielën.
Shuma që çoi në arrestimin e saj ishte 77,80 dollarë.
Në një deklaratë në Facebook, policia e qytetit tha se e trajtuan me respekt Menefield dhe se e kishin njoftuar disa herë se ajo nuk kishte paguar faturën për tre muaj.
"Zonja Menefield u trajtua me respekt nga oficerët tanë në kryerjen e detyrave të tyre dhe u lirua me një garanci siç parashikohej nga shkelja”, ka thënë Mike Reynolds, shefi i policisë për City of Valley në Alabama, në deklaratën, e cila ka tërhequr shumë kritika në internet.
Njerëz nga Alabama dhe i gjithë vendi denoncuan menjëherë departamentin e policisë në seksionin e komenteve.
-
Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove
-
Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet
-
Arrestohet një person në rajon të Pejës, dyshohet se falsifikoi dollarë
-
SHBA, gruaja që u deklarua e vdekur zbulohet e gjallë në morg
-
78-vjeçarja kompensohet me 3.7 milionë dollarë pasi ia bastisën gabimisht shtëpinë