Rastet e vrasjeve të civilëve të armatosur ose jo nga policia janë kthyer në një problem në SHBA.
Një video e rëndë, e filmuar nga kamera e makinës së policisë, është shpërndarë së fundmi.
Në të dallohet një 21-vjeçare, e cila qëllon me armë ndaj policisë. Pas këtij momenti vërehet se makina shkon në drejtim të gruas së armatosur duke e përplasur atë.
Ngjarja që raportohet të ketë ndodhur në Tulsa të Oklahomas, ka pasur si personazhe 21-vjeçaren Madison Sueann Dickson, e cila ka hapur zjarr ndaj policisë në tentativë për t’u larguar. Por efektivi Jonathan Grafton jo vetëm që nuk është larguar, por e ka përplasur atë me automjetin e tij, transmeton tch.
Dickson ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë javën e kalur në Tulsa, ngjarje në të cilën mbeti i plagosur në kokë edhe një burrë.
-
Gjuajtja me armë në paradën e Super Bowl nisi nga një debat, thotë policia
-
SHBA, burri vrapon me shpatë në dorë drejt policit
-
Teksas, dy vajza plagosen pasi gabimisht hapën veturën e tjetër kujt
-
Qëllohet për vdekje gruaja që hyri në rrugën e gabuar me veturë në New York
-
Dalin pamjet e momentit kur pesë policë në Utah shtien me armë në drejtim të të dyshuarit