Botë

Teksas, dy vajza plagosen pasi gabimisht hapën veturën e tjetër kujt

Një burrë në Teksas ka qëlluar dhe plagosur dy vajza pasi njëra prej tyre gati sa nuk hyri në veturën e tij gabimisht.

Plagosja e tyre erdhi tri ditë pasi një 20-vjeçare u vra në Neë York kur hyri në një adresë të gabuar me veturë. Dy ditë para këtij rasti, një 16-vjeçar u vra pasi i ra ziles së një dere në adresë të gabuar, shkroi Guardian. 

Pas mesnatës, njëra prej vajzave kishte hapur derën e një veture që në pamje dukej si ajo që e kishte parkuar. Ajo ishte befasuar kur gjeti një burrë në karrigen e pasagjerit, kështu që u tërhoq prapa në veturën e saj.

Burri u doli atyre më pas. Vajzat kërkuan falje dhe sqaruan se ishte gabim. Burri nxori armën dhe gjuajti mbi veturë, duke lënduar të dyja vajzat.