Dy persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur të martën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksas.
Për këtë sulm vdekjeprurës, ku të përfshirë ka edhe studentë, një person është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:17, ka njoftuar Departamenti i Policisë së Uvaldes, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje që nga ora 13:06 pasdite me orën lokale, raportoi CNN-i.
Spitali i këtij vendi priti 13 fëmijë, të cilët po trajtoheshin për lëndime të ndryshme.
Për më tepër, dy pacientë kanë vdekur në mbërritje, derisa nuk është bërë e ditur mosha e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Pamjet e sulmit në shkollë, nxisin reagime në Teksas
-
Dalin pamjet e para nga shkolla ku u vranë 19 nxënës, policia ishte futur 3 minuta pas sulmuesit
-
Më shumë se 700 njerëz u vranë në SHBA që nga të shtënat në shkollën e Teksasit
-
Të shtënat në shkollën në Teksas: 19 fëmijë në mesin e të vdekurve
-
Dy fëmijë të vdekur nga sulmi në një shkollë katolike amerikane