Kryeministri indian, Narendra Mosi, ka përuruar një projekt për metro që synon të ndalojë ndotjen e ajrit në Taj Mahal.
Ky rrjet hekurudhor që do të bëhet në qytetin verior Agra, do të lidhë monumentin e shekullit të 17-të me vendet tjera historike përmes stacioneve hekurudhore e të autobusëve, përcjell BBC.
Është vlerësuar se projekti do të kapë shumën prej 854,2 milionë dollarësh, dhe do të duhen 5 vjet për të përfunduar.
Taj Mahali, është një prej atraksioneve kryesore turistike në botë. Veç në një ditë, ajo tërheq diku deri në 70,000 njerëz.
Kryeministri, gjatë njoftimit për rrjetin hekurudhor, ka treguar edhe përpjekjet e tij për ta modernizuar transportin hekurudhor në të gjithë vendin.
Artikuj të ngjashëm
-
Rubio takon Modin gjatë vizitës në Indi, energjia në krye të agjendës
-
Kryeministri indian redukton eskortën e tij për të kursyer naftën
-
Gjermania dhe India nënshkruajnë marrëveshje për ekonominë dhe sigurinë
-
18 të vdekur nga shtypja mes njerëzve në një stacion treni në New Delhi
-
Të paktën 12 të vdekur nga një stampedo në një festival në Indi