Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Personi i cili qëndroi në burg për 68 vjet, mahnitet me ndryshimin që ka pësuar bota

Joseph Ligon i cili është liruar nga burgu pas 68 vjetësh prapa grilave, po jeton pothuajse në një botë komplet të re.

Ai tanimë është 83-vjeçar por është burgosur kur ishte i mitur, në moshën 15-vjeçare, pasi kishte marrë pjesë në një varg grabitjesh me një grup adoleshentesh të dehur të cilët lanë të vdekur dy njerëz në Filadelfia në vitin 1953.

Ai kishte deklaruar se personalisht nuk e ka vrarë askënd. Afër 7 dekada më vonë, më 11 shkurt, Ligon doli nga burgu si njeri i lirë, pasi avokati i tij e bindi gjykatën se ai nuk mund të jetë më i dëmshëm nëse lirohet.

Edhe pse shumica e njerëzve të cilët i njihte më parë Ligon nuk janë më përreth, ai nuk është vetëm.

Derisa të afërm të tij kanë treguar sesi ai i ka kaluar ditët e para pas lirimit nga burgu.

“Aq sa ka ndryshuar bota sa Ligon ishte brenda burgut, aq ka ndryshuar edhe ai. Ai është rikthyer pothuajse si njeri tjetër” ka thënë Elanor Myers. “Ai është i mahnitur me ndryshimin në Philadephia, prej vitit 1953 që kur e kishte parë ai për herë të fundit”.