Në tunelin Sonnenberg ku lejohej shpejtësia maksimale prej 80 kilometrash në orë, një shtetas shqiptar i moshës 48 vjeçare ka zhvilluar me makinën e tij një shpejtësi prej 145 kilometrash në orë.
Për këtë tejkalim shpejtësie që ka ndodhur në vitin 2015, ai do të përgjigjet para Gjykatës së Krimeve në Lucern, shkruan albinfo.ch.
Prokuroria Publike e Lucernit e ka paditur atë duke iu referuar rrezikshmërisë që paraqet ngasja kaq e shpejtë sidomos në tunel. Personi në fjalë mund të dënohet me deri 15 muaj burg dhe me një gjobë prej 1500 frangash.
Deri në shqiptimin e dënimit, për të akuzuarin vlen prezumimi i pafajësisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shoferi amerikan tronditet, merr gjobë 1.4 milionë euro për tejkalim shpejtësie
-
Kosovari 21-vjeçar në Zvicër u kap me 270 kilometra në orë, i shpëton burgut
-
Eci 100 km/h më shpejt se limiti, shoferi holandez befason policët me arsyetimin
-
Prokuroria nis hetimet ndaj milionerit çek, drejtoi veturën me shpejtësi 417 km/h
-
Drejtonte veturën me 142 km/h në zonën 80 km/h, i pezullohet leja për tre muaj