Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Për birësimin e të porsalindures së braktisur, 1000 vetë në radhë

Më shumë se 1000 persona kanë shfaqur interes për të birësuar një bebe të braktisur në një rrugë në Atlanta, SHBA, e mbështjellë me një qese plastike.

Autoritetet konfirmojnë se për vogëlushen, të quajtur India, vetëm në shtetin e Xhorxhias janë 200 familje që duan ta birësojnë.

Foshnja u gjet mbrëmjen e 6 qershorit nga dy motra, Kyler dhe Kyla Ragatz, të cilat kontaktuan menjëherë policinë, transmeton dita raportimin e mediave të atjeshme.

Foshnja kishte ende të paprerë kordonin umbelikal, por nuk kishte lëndime.

Video e shpëtimit, regjistruar nga kamera që efektivi i policisë mbante në trup, u publikua vetëm të enjten.

Pavarësisht vëmendjes së madhe dhe interesimit për t’u kujdesur për foshnjën, policia vazhdon të kërkojë nënën biologjike.