Një vajzë e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh mbeturinash në jug të Kinës. Dyshohet se prindërit e saj e kishin lënë aty, pasi dëshironin djalë.
Sipas raportimeve foshnja ishte braktisur nga babai i saj vetëm pak orë pasi kishte ardhur në jetë, sepse familja tanimë i kishte dy vajza. Prania e vajzës në afërsi të koshit u vu re nga një pastrues rruge, i cili sapo e pa telefonoi menjëherë policinë, përcjell kp.
Prindërit e foshnjës janë arrestuar menjëherë nga policia dhe mbi ta rëndojnë akuza të rënda. Në polici, nëna e saj, e identifikuar si një 21-vjeçare e quajtur Li, tregoi se ajo dhe familja e burrit ishin zhgënjyer së tepërmi kur zbuluan se kishte lindur vajzë. Ndërsa babai i quajtur Zhang, rrëfeu para hetuesve se “ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua” kur lindi vajza e tretë.
Të pasurit djalë në familje, lidhet me një traditë të lashtë kineze, në të cilën thuhet se ai do të mbajë lart emrin e familjes.

-
Në Tiranë foshnja hidhet në kosh mbeturinash, ishte futur brenda një kutie kartoni
-
Prokuroria nis hetimet pasi një foshnjë e pajetë u gjet në mbeturina në Prishtinë
-
Misioni i dështuar për shpëtimin e gruas së lidhur me zinxhir në Kinë
-
Dy gra të huaja mbyllin një foshnje brenda kabinës së tualetit në një aeroplan në Kinë
-
Foshnja e gjetur në Londër në janar, motër me dy foshnjat e tjera të braktisura më herët