Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pasi zgjohet nga koma, bëhet mëngjarashe dhe me theks britanik

Një biznesmene në Xhamajka e cila i mbijetoi një aksidenti të tmerrshëm me makinë dhe nga i cili mbeti e vdekur shoqja e saj, tani ka theks britanik dhe është mëngjarashe.

Dy ditë pas aksidentit, Deana-Rae Clayton u zgjua nga koma kur zbuloi se mund të fliste me theks britanik edhe pse kurrë nuk kishte qenë në Britani.

33-vjeçarja nga Montego Bay, tha se jo vetëm që nuk mund të flasë në dialektin e saj xhamajkan, por se e kishte të pamundur ta kuptonte kur dikush i fliste.

Ajo i tha Mirror Online se, “në kokën time unë flas atë dialekt, por kur më del nga goja tingëllojë si britanike”.

“Më mori ca kohë deri sa u mësova me të, por tani më pëlqen dhe të tjerët më thonë se më shkon ky theks. Jam po ashtu mëngjarashe. Përdorja dorën e djathtë për të shkruar por tani mund t’i përdorë të dyja”, ka thënë ajo.

Edhe Australiania zgjohet pas operacionit në fyt me theks irlandez Kuriozitet Australiania zgjohet pas operacionit në fyt me theks irlandez

Doktorët kanë thënë se Deana-Rae vuan nga ‘sindroma e theksit të huaj’, një gjendje ku një person flet me theks tjetër pasi kalon një traumë.

Deana-Rae, së cilës i ka humbur kujtesa, ka pësuar goditje në tru i cili ia preku një pjesë të trurit që lidhet me të folurit dhe lëvizjet.

Ajo ka treguar se derisa ishin duke u kthyer nga një gosti ndodhi aksidenti. Krahu i shoferit ishte më i godituri, kështu që shoqja e saj mbeti e vdekur ndërsa Deana-Rae mori lëndime serioze, transmeton KOHA.

“Neurologu më ka thënë se në gjithë përvojën e tij profesionale nuk kishte parë diçka të tillë t’i ndodhte një pacienti dhe besoj se unë jam i vetmi person në Xhamajkë me sindromën e theksit të huaj”, ka përfunduar ajo.

Edhe Emilia Clarke, me fat që mund të flasë pas 2 aneurizmave të trurit Showbiz Emilia Clarke, me fat që mund të flasë pas 2 aneurizmave të trurit

Deana-Rae ka krijuar një faqe në Youtube për t’ua treguar njerëzve historinë e saj, ndërsa ka thënë se pavarësisht se doktorët i kanë ofruar terapi për ta kthyer theksin e saj origjinal, nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

{gallery}