Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pasanikut më të madh në botë i shtohen edhe disa miliardë, prek shifrën marramendëse

Pasuria e Bernard Arnault, personit më të pasur në botë, ka kaluar 200 miliardë dollarë për herë të parë pasi aksionet në perandorinë e tij të mallrave luksoze “LVMH” arritën një rekord.

74-vjeçari është bërë vetëm personi i tretë në histori që grumbullon një pasuri të vlerësuar mbi pragun e 200 miliardë dollarëve. Elon Musk i Teslas dhe Jeff Bezos i Amazonit kanë arritur më parë momentin historik përpara se pasuria e tyre të binte përsëri pasi çmimet e aksioneve të kompanive të teknologjisë ranë, shkroi Guardian.

Pasuria e Arnaultit u rrit me 2.4 miliardë dollarë të martën në 201 miliardë dollarë, sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg. Pasuria e tij është rritur me 39 miliardë dollarë deri më tani këtë vit, pasi aksionet në “LVMH” janë rritur 30%, falë rritjes së kërkesës për mallra luksi midis të pasurve në botë.

Miliarderi francez është 25 miliardë dollarë më i pasur se Musku, pasuria e të cilit ra pas blerjes së Twitterit prej 44 miliardë dollarësh.

Arnault është shefi ekzekutiv i “LVMH”-së, që ka në pronësi Louis Vuittonin, Christian Diorin dhe shampanjën Moët & Chandon.