Australia tashmë është përballur me zjarre të mëdha në natyrë, vërshime dhe breshër. Megjithatë, tash ekspertët kanë paralajmëruar për një rrezik tjetër – merimangat vdekjeprurëse.
Duke qenë autoktone në shumicën e rajoneve pyjore në pjesën lindore të Australisë, disa lloje të merimangës rrjetë-hinkë janë të njohura për helmin e tyre shumë të rrezikshëm, i cili arrin efekt në mënyrë të shpejtë.
Zyrtarët e parkut të zvarranikëve me bazë në Somersby thanë se aktiviteti i këtyre merimangave është rritur ditëve të fundit.
“Për shkak të reshjeve të fundit dhe tashmë ditëve të ngrohta që po i përjetojmë, merimangat rrjetë-hinkë do të fillojnë të lëvizin”, tha zëdhënësi i këtij parku, Daniel Rumsey.
“Ky lloj i merimangave janë ndër llojet më të rrezikshme në botë sa i përket kontaktit me njerëz dhe ne duhet ta trajtojmë këtë çështje shumë seriozisht”, shtoi ai.
Rumsey tha se helmi i këtyre merimangave është shumë i rrezikshëm dhe mund t’i vrasë njerëzit, duke paralajmëruar se tash për tash ekzistojnë kushte të përkryera klimatike për përhapjen e tyre, shkruan “CNN”.
-
Shkencëtarët zbulojnë pemën e çuditshme, prodhon helm njëlloj si i merimangës
-
“Shi” merimangash në Australi, pemët e parqet mbulohen nga rrjetat e tyre
-
Vala e të nxehtit godet Australinë, paralajmërohet për rrezik zjarri “katastrofik”
-
Një e vdekur dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Australi
-
Gjarpri shumë helmues futet në dhomën e 7-vjeçares në Australi