Kur Andres Canto ishte 14 vjeç, ai u grind me prindërit e tij kur ata i thanë se nuk mund të shkonte në fshatin afër i veshur me tuta.
Si hakmarrje, ai qëndroi në shtëpi dhe rrëmbeu kazmën e gjyshit të tij, duke e përdorur atë për të hequr frustrimin e tij e duke gërmuar me zemërim tokën në kopsht.
Por veprimi i Andres në mënyrë të çuditshme u bë një mani, dhe gjashtë vjet pasi 20-vjeçari tani, për herë të parë gërmoi tokën, ai ka krijuar shpellën e tij nëntokësore, me shkallët që çojnë thellë në një strukturë që përbëhet nga një dhomë e ndejës dhe dhoma gjumi.
Andres, i cili tani është një aktor, thotë se nuk e ka idenë se pse kishte filluar të gërmonte token në shtëpinë e familjes së tij në qytetin e La Romanas në Spanjë, por ai filloi ta përdorte atë si një mënyrë për të pushuar në mbrëmje pas shkollës, duke punuar në gërmimin e tij me dorë disa ditë në javë.
Toka fillimisht u hoq me dorë duke përdorur kova, por derisa Andres shkoi gjithnjë e më thellë, ai filloi të studionte teknikat e gërmimit dhe më vonë zhvilloi një sistem rrotullues për të marrë rrënojat në sipërfaqe.
Krejt çka kishte shpenzuar ai, ishin 50 euro.
{gallery}