Një familje nga Mitrovica ka pranuar një unazë nga Kryqi i Kuq e Kosovës, unazë që ishte ruajtur nga viti 1944.
Kryqi i Kuq i Kosovës ka njoftuar se unaza i ka takuar një të burgosuri në kampin e përqendrimit Neuengamme dhe i është dorëzuar nipit të tij në Mitrovicë.
“Arkivat Arolsen (Ish Shërbimi Ndërkombëtar i Kërkimit) në Gjermani, mban gjëra personale që janë marrë nga të burgosurit në kampet e përqendrimit. Në përgjithësi këto gjëra personale kanë vlerë të madhe për familjarët e tyre”, thuhet në njoftim të Kryqit të Kuq.


Artikuj të ngjashëm
-
Të martën shfaqen 35 fotografi bardhezi të familjarëve me personat e zhdukur
-
Policia gjen mitralozë gjatë kërkimit të të dyshuarve për vrasjen në Mitrovicë
-
Mitrovica nderon dëshmorët e rënë në luftën e fundit
-
E harroi në një dyqan, gruaja gjen unazën e bashkëshortit 47 vjet më pas
-
Gjendet personi i zhdukur në Mitrovicë, kthehet te familja