Në 1973, një adoleshente Debra McKenna rastësisht la unazën e burrit të saj të ardhshëm në një dyqan në qytetin amerikan të Brunswick Maine.
Por rastësia deshi që ajo ta gjente sërish këtë unazë 47 vjet më pas. Ishte një punëtor i cili gjeti në pyjet e Finlandës metalin e varrosur.
McKenna, tashmë 63 vjeç, unzën e humbi në Portland kur ishte student në shkollën e mesme Morse.
Unaza, e cila kishte disa shkrime të gdhendura mbi të, i përkiste burrit të ndjerë të zonjës McKenna Shawn, e cila ajo e takonte gjatë shkollës së mesme dhe kolegjit.
Shawn i dha të dashurës së tij McKenna unazën përpara se të nisej për në kolegj, por ajo aksidentalisht e la atë në një dyqan. Ajo tha se unaza ishte harruar kryesisht derisa punëtori e gjeti të varrosur tetë inç nën tokë në Kaarina, një qytet i vogël në Finlandën Jugperëndimore.
Çifti qëndruan të martuar prej 40 vitesh deri sa Shawn vdiq më 2017, pas një beteje gjashtë vjeçare me kancerin.