Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje shtesë lidhur me vrasjen e një dite më parë të një 25-vjeçari në Mitrovicë.
Sipas Policisë, gjatë ditës së shtunë janë kryer kontrolle shtesë në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve për vrasjen e rëndë, të cilët ende nuk janë gjetur.
Ndërkohë, në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë- mitraloz me disa fishekë dhe një sasi të dyshuar se mund të jetë substancë narkotike.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë
-
Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë
-
Vrasja në Mitrovicë, Policia njofton se çfarë gjeti në shtëpinë e të dyshuarit
-
Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë, kërkon ndihmë për gjetjen e tij
-
Vritet një person në Mitrovicë