Papa Françesku u bë pronar i një veture të re speciale Lamborghini Huracan, që e mori dhuratë nga ekzekutivi i kompanisë së madhe italiane. Megjithatë, ai ka vendosur menjëherë ta shesë përmes ankandin për bamirësi.
Huracani special me vijë të artë u prezantua para Papa Françeskut të mërkurën në rezidencën e tij në Vatikan.
Tani vetura do të dalë në ankandin e “Sotheby” dhe paratë e fituara do të shkojnë për tri qëllime humanitare: Rregullimi i fshatit në Nineveh Plain në Irak, asistim të viktimave të trafikimit dhe vullnetarëve në Afrikë.
Modeli bazë i Huracanit, që kushton 250 mijë dollarë, debutoi në mars të vitit 2014 në Gjeneva Auto Show. Ai ka motor me 610 kuajfuqi dhe sistem që tërheqë me katër rrotat. Ishte emëruar “Supervetura e Vitit” nga “Top Gear”.
-
Del në shitje Lamborghini Huracan i Papa Françeskos
-
Shitet Lamborghini unik i Papa Françeskos
-
Prodhohet Huracán Lamborghini, i 20,000-ti me radhë, për një klient të Monakos
-
Papa Françesku do të marrë dhuratë veturën e parë tërësisht elektrike të “Fiskerit”
-
Meksika nxjerr në ankand veturat luksoze të konfiskuara nga trafikantët e drogës