Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shitet Lamborghini unik i Papa Françeskos

Lamborghini unik Huracan është shitur për 715,000 euro në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Monako.

Paratë nga shitja do të dedikohen për financimin e disa projekteve të bamirësisë.

Shifra është bërë e ditur nga Fondacioni “Ndihmë për Kishën që Vuan”, që është edhe një nga përfituesit e shifrës.

Vetura i ishte dhuruar Papa Françeskos nëntorin e shkuar dhe është prodhuar nga Lamborghini në ngjyrat e Vatikanit. Lamborghini Huracan ka 573 kuajfuqi dhe posedon motor V10.

{gallery}