Meksika do të nxjerrë në ankand dhjetëra vetura luksoze të konfiskuara nga policia.
Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador tha se të ardhurat nga shitja e 82 mjeteve, mes të cilave edhe një Lamborghini Murcielago, 3 Porsche dhe dhjetëra vetura të blinduara, do të investohen në komunitetet e varfëra.
“Mendoj se qëllimi është i mirë. Problemi është nëse këto parà do të shkojnë në duart e duhura apo jo. Personalisht unë nuk do ta blija këtë lloj veture, pa e ditur se nga vjen ajo”, tha Oscar Borbon, biznesmen.
Si ky biznesmen, janë të shumtë ata që thonë se nuk do t’i blinin këto vetura, për shkak se ato janë produkte të larjes së parave apo trafikut të drogës. Ndoshta për to janë vrarë edhe njerëz. Sidoqoftë, qeveria meksikane shpreson që ankandi do të shkojë mirë dhe prej tij do të përfitojë populli meksikan/TCH.
-
Francezi vë në shitje koleksionin e tij të mbi 100 veturave, 9 prej tyre Lamborghini shumë të rrallë
-
Meksika nxjerr në shitje aeroplanin presidencial “për të frenuar migrimin ilegal”
-
Presidenti i Filipineve Duterte shkatërron dhjetëra automjete luksoze
-
Presidenti më i famshëm meksikan po pensionohet, trashëgimia e tij në pikëpyetje
-
Meksika do të kërkojë bisedime me SHBA-në për t’i dhënë fund “konfliktit” për avokadot