Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pakistanezi pohon se ka 54 fëmijë me gjashtë gra

Një 70-vjeçar nga Pakistani ka pohuar të jetë babai i 54 fëmijëve.

Abdul Majeed Mengal nga Nushki i Quettas, në perëndim të Pakistan, ishte i martuar me gjashtë gra, me të cilat pohon se ka këta fëmijë.

Edhe pse i kanë vdekur 12 fëmijë, ai ende ka 22 djem e 20 vajza.

Abduli për herë të parë ishte martuar kur ishte 18-vjeçar, por që prej atëherë ai ka martuar edhe pesë gra tjera, raporton Daily Mail.

Përveç 12 fëmijëve të tij, atij i kanë vdekur edhe dy gra.

Abduli ka punuar si shofer dhe ka pasur marrë 15 mijë Rupees rrogë.

Edhe Gruaja franceze shpëtohet nga policia pas 12 vjetësh robërie në Pakistan Botë Gruaja franceze shpëtohet nga policia pas 12 vjetësh robërie në Pakistan

Djali i tij më i madh, Abdul Bari Mengal, tani është 32-vjeçar dhe ka ndjekur hapat e babait për t’u bërë shofer.

Familje jeton në një shtëpi me shtatë dhoma. Fëmijët flenë në dhoma të ndara me nënat e tyre.