2 metra e 33 centimetra i gjatë dhe në moshën 23 vjeçare një pakistanez vazhdon ende të rritet. Vështirësia më e madhe e tij është në gjetjen e veshjeve ndërsa vajzat bëjnë garë për t’u martuar me të.
Në qytetin pakistanez të Mansehra jeton një 23 vjeçar i cili aktualisht është 2 metra e 33 centimetra i gjatë dhe vazhdon të rritet, ai quhet Muhammad Amin Tanoli.
Në moshën 16 vjeçare ai ishte vetëm një metër e 52 centimetra i gjatë, por brenda katër vitesh ai u zgjat 41 centimetra të tjerë duke vazhduar të rritet me 10 centimetra në vit.
Vetëm në tre muajt e fundit ai është zgjatur 7.6 centimetra dhe vazhdon të zgjatet ende.
Ka avantazhe dhe pengesa me një gjatësi të tillë: është e vështirë të gjejë veshje dhe këpucë. Por në të njëjtën kohë vajzat janë në garë për tu martuar me ‘të.
Por për momentin ai as e mendon martesën. Djali mendon të thyejë rekordin botëror të gjatësisë, i cili aktualisht mbahet nga turku Sultan Kosen me një gjatësi prej 2 metrash e 51 centimetrash./abcnews.al
-
Gjiganti nga Pakistani që është i gjatë afro 250 centimetra
-
Paralimpisti më i gjatë ishte i detyruar të flejë në dysheme, tani ka shtratin që i përshtatet
-
Stërviti me shtizat që i krijonte vetë, atleti pakistanez tani pritet si hero
-
Nadeem në histori, atleti i parë nga Pakistani që fiton të artën olimpike
-
15-vjeçari indian thyen rekordin Guinness si adoleshenti me flokët më të gjatë në botë