Pavarësisht faktit se prindërit e tij kanë një gjatësi normale, Mudassiri 21 vjeç ka qenë 182 centimetra i gjatë kur ishte vetëm 10 vjeç e 213, kur ishte nxënës në shkollën e mesme.
Prindërit e tij, fillimisht ndiheshin krenar që djali i tyre ishte më i gjati mes shokëve, por kur ai shkoi 182 centimetra, filluan të shqetësoheshin. Mudassir nga Lahore e Pakistanit thotë se ishte jo vetëm fëmija më i gjatë në shkollë, por edhe në lagjen ku ishte rritur.
“E besoni! Kam qenë 1.8 metra kur isha vetëm 10 vjeç dhe kur hyra në shkollën e mesme isha 2.1 metra. Prindërit nisën të shqetësoheshin sepse çdo ditë po zgjatesha gjithnjë e më shumë. Nuk gjenin shpjegim, se si unë po zgjatesha aq shumë, ndërsa vëllezërit e motrat e mia jo”, tha Mudassiri.
Prindërit e dërguan djalin në dhjetëra mjekë, e të gjithë dolën në përfundimin se ai ka një çrregullim hormonal që e bën shumë më të gjatë se bashkëmoshatarët.
“Herën e fundit kur jam matur ka qenë para një viti e gjysmë dhe isha 246 centimetra. Fëmijëria ishte normale, por sistematikisht ngacmohesha nga shokët e shkollës. Më kanë vendosur shumë epitete. Kisha vështirësi të futesha në autobus apo të ulesha në bankat e shkollës”, shtoi ndër të tjera 21-vjeçari./Top Channel
-
15-vjeçari indian thyen rekordin Guinness si adoleshenti me flokët më të gjatë në botë
-
14-vjeçari kinez, adoleshenti më i gjatë në botë
-
Pakistanezi 23 vjeçar, 2.33 m i gjatë vijon të rritet
-
Supertalenti i radhës – 18-vjeçari i gjatë 2.29 metra dëshiron të luajë në NBA
-
Burrat shtuan gjatësi e peshë dyfish më shumë se gratë në shekullin e kaluar