Më 18 tetor, Ren Keyu nga Kina, për ditëlindjen e 14-të ka marrë dhuratën më të mirë deri tash. Ai është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness si adoleshenti më i gjatë në botë.
Të mërkurën atij iu dorëzua titulli. I lindur më 2006, nxënësi i klasës së nëntë ështe i gjatë 221.03 centimetra.
I njohur me nofkën Xiaoyu, djaloshi ishte rritur deri 150 centimetra sa ishte në kopsht dhe shpeshherë konsiderohej si nxënës i një shkolle e jo për kopsht parashkollor.
Teksa shihnin se djali po rritej shumë, familja e kishte dërguar në disa kontrolle mjekësore, por par testimeve e analizave të ndryshme u pa se gjithçka tek ai ishte normale.
Në ditën kur atij iu verifikua rekordi, matjet u kryen në Spitalin Popullor në Leshan.
-
Olivier Rioux është tinejxheri më i gjatë në botë dhe një projekt intrigues basketbolli
-
15-vjeçari indian thyen rekordin Guinness si adoleshenti me flokët më të gjatë në botë
-
Basketbollisti 15-vjeçar i gjatë 228 centimetra futet në Guinness
-
Adoleshentja me flokët më të gjata në botë i shkurton pas 12 viteve
-
Gjiganti nga Pakistani që është i gjatë afro 250 centimetra