Nensi Uelke dhe burri i saj, Den, po bëheshin gati të nxirrnin kuajt nga stallat, kur dëgjuan një përplasje të fortë në oborr.
Çifti nga Michigani o SHBA-ve shkuan të shohin se çfarë e kishte shkaktuar zhurmën, dhe gjetën një objekt që dukej si satelit e që vazhdonte të lëshonte një gumëzhime elektronike.
Në të ishte shkruar “Samsung Space Selfie”, dhe, sipas kompanisë koreano-jugore, ishte hedhur për të kapur pamje me planetin tonë në sfond.
Samsungu lëshoi një deklaratë ku thanë se objekti “kishte bërë një zbritje të butë në një zonë të banuar që ishte zgjedhur me urgjencë për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike mbi SHBA”.
Kompania thekson se s’ka pasur të lënduar dhe se i vjen keq për shqetësimin që është shkaktuar.
-
Drita e dyshimtë në qiell alarmon amerikanët
-
A e goditi topi telin para golit të Anglisë – teknologjia thotë jo, norvegjezët të pasigurt
-
Sfera të mistershme metalike shfaqen në një plazh në Australi
-
Dy vëllezër në Obiliq përleshen fizikisht për shkak të një prone
-
Dyshohet për skandalin e parë të spiunazhit në Botëror