Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Një objekt përplaset në Jupiter, shkaktohet shkëndijë e madhe

Momenti kur një objekt i madh u përplas në Jupiter dhe shkaktoi shkëndijë të madhe, u kap nga teleskopët në Tokë.

Kjo ngjarje u pikas nga një rrjet teleskopësh me bazë në Japoni, i quajtur Projekti i Organizuar “Autotelescopes for Serendipitous Event Survey (OASES)” dhe Kamera e Vëzhgimit Planetar për Sondazhet Optike Kalimtare (PONCOTS).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi mësoi për ngjarjen, një astronom amator i pavarur në Japoni, i postoi pamjet në rrjetin social Twitter / X.

Do të jetë e vështirë të dihet me siguri se çfarë e shkaktoi shkrepjen shpërthyese, por ka të ngjarë që ato janë shkaktuar nga një asteroid i madh ose një kometë.

Jupiteri masiv ushtron një tërheqje të fortë gravitacionale mbi gjithçka në sistemin e jashtëm diellor, kështu që çdo shkëmb i madh hapësinor që i afrohet, do të tërhiqet në mënyrë të pashmangshme drejt shuarjes së tij përfundimtare në atmosferën e jashtme të planetit.

Një tjetër vëzhgim i postuar në një faqe kineze për ndarjen e videove, duket se tregon të njëjtën dritë në sipërfaqen e Jupiterit të kapur nga një astronom amator në provincën Henan.

Ndërkohë Forbes ka shkruar se rreth dy vjet më parë një shkëndijë e ngjashme shpërthyese u regjistrua në sipërfaqen e Jupiterit. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)