Artisti britanik David Lindon ka krijuar “galerinë e parë të artit të veshur në botë”, e cila përmban tre nga veprat më të famshme të artistit holandez Vincent van Gogh.
Bëhet fjalë për kryeveprat e quajtura “Nata me yje”, “Luledelli” dhe “Autoportreti”, përmasat e të cilave janë rreth 0.5 milimetra, prandaj nuk shihen me sy të lirë, por vetëm nën mikroskop. Lindonit iu deshën dy muaj për të vendosur dy imazhet në orën, e cila shitet për afro 200 mijë dollarë.
Britaniku u punësua të krijonte trilogjinë Van Gogh për nder të 50-vjetorit të Muzeut Van Gogh në Amsterdam, i cili festohet këtë muaj.
“Sfida e madhe ishte kontrolli i duarve dhe frymëmarrja dhe krijimi i diçkaje nga pothuajse asgjëja. Vetëm kur shikoni përmes një mikroskopi mund të vlerësoni magjinë e detajeve”, shkroi Lindon në blogun personal.
Ai punonte vetëm natën për të shmangur zhurmat e trafikut dhe tingujt e tjerë që do ta shqetësonin. Që nga viti 2019, Lindoni është fokusuar në sfidat teknike të artit mikroskopik. Ai përdor pajisje të modifikuara të përshtatshme për stilin e tij, gjë që e ndihmon të përsos krijimet.
{gallery}
-
Gjurmëve të mjeshtrit Anthony van Dyck dhe artit që sfidon kohën
-
Veprat e vjetra të David Hockneyt bëhen një në ekspozitë në Londër
-
Ekspertët përplasen për pikturën që mendohet të jetë e Van Goghut
-
Piktura 15 milionë dollarëshe e Van Goghut, ishte blerë për 50 dollarë nga një koleksionist antikitetesh
-
Në Holandë vidhen printimet unike të Andy Warhol