66 nxënës të Michiganit janë të sigurt falë një 13-vjeçari, i cili drejtoi autobusin e shkollës pasi shoferi humbi vetëdijen.
Nxënësi Dillon Reeves u hodh përpara nga vendi i tij rreth pesë rreshta nga mbrapa para se ta merrte kontrollin e timonit.
Një video tregon shoferin e autobusit duke u dërguar mesazh zyrtarëve se nuk ndihet mirë, shkroi BBC.
Qyteti po e vlerëson nxënësin si një hero.
Nxënësit po ktheheshin në shtëpi nga shkolla kur shoferi i autobusit humbi vetëdijen.
Videoja e incidentit tregon drejtuesin e autobusit që dërgon mesazhe se nuk ndihet mirë dhe mund t’i duhet të ndalet.
Edhe
Adoleshentja heroinë, e merr në duar autobusin që po shkonte drejt pompës së benzinës
Pak më pas, shoferi humb vetëdijen dhe dëgjohen nxënësit që bërtasin. Pasi Dilloni kap timonin dhe e ndalon, ai bërtet që dikush ta thërrasë ndihmën e shpejtë.
-
Vdes shoferi e shtatë nxënës lëndohen nga aksidenti i minibusit në Vushtrri
-
Largohet shoferi e pezullohet konduktori i linjës 3A pas një incidenti me nxënës
-
Autobusi i shkollës përplaset me një kamion në SHBA, tre nxënës e dy të rritur të vdekur
-
14 të vdekur nga përplasja e autobusit në Tajlandë, shoferin e zuri gjumi