Botë

14 të vdekur nga përplasja e autobusit në Tajlandë, shoferin e zuri gjumi

14 persona kanë vdekur në Tajlandë pasi një autobus dykatësh doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, shkruan BBC të martën.

32 të tjerë u lënduan pas përplasjes në Prachuap Khiri Khan, një provincë bregdetare në jug të vendit.

Fotografitë tregojnë se autobusi u shkatërrua pothuajse i gjithi.

Edhe pse s’ka konfirmim, policia dyshon se shoferin e zuri gjumi. Shoferi, edhe pse ka pësuar lëndime të rënda, ka shpëtuar.

Tajlanda ka një nga normat më të larta të aksidenteve rrugore në botë, duke çuar në mijëra vdekje çdo vit.

Shumë ia atribuojnë këtë standardeve të dobëta të sigurisë në rrugët e ngarkuara të vendit.

VIDEO: