Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit në Komunën e Prishtinës ka larguar një shofer dhe ka pezulluar një konduktor të linjës 3A pas një incidenti me disa nxënës të premten.
Në një njoftim në Facebook, Komuna ka thënë se pas shqyrtimit të videos së rastit, sjellja e shoferit ndaj nxënësve është vlerësuar e papranueshme.
“... dhe kemi marrë masa disiplinore të menjëhershme: shoferi i përfshirë është larguar nga puna dhe konduktori është pezulluar për 10 ditë, derisa të përfundojë verifikimi i plotë i rastit”, thuhet në njoftim.
Komuna e Prishtinës ka dënuar çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve, duke ritheksuar përkushtimin për një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm.
Në këtë kontekst, kanë ftuar qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve publike.
-
Linja 3A pezullon përkohësisht shërbimet, paralajmërohet pezullim edhe i linjave tjera private
-
Suspendohet një polic pas incidentit me parking në një qendër tregtare
-
Shkollat në Prishtinë, ende pa mirëmbajtës
-
Policia largon nga puna një toger, thotë se ndaj tij ishin iniciuar 15 raste për shkelje disiplinore
-
Ministria për rastin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual: Të trajtohet me prioritet