Një notare po përballet me sfidë të re, të thyejë rekordin e notimit që do ta nisë nga Doveri, nëpër kanalin anglez deri në Francë.
Australiania Chloe McCardel ka planifikuar not për 10 orë duke filluar nga e shtuna, kështu duke thyer rekordin e burrave të notimit në kanale, transmeton KOHA.

Por, ajo shpreson se qëndrimi i shkurtë në Francë nuk do t’i kërkojë asaj që të vetizolohet.
Ajo ka thënë se kur të arrijë do të kalojë vetëm disa minuta në bregun francez, para se të kthehet prapa.
“Nuk do të shkojmë askund afër zyrtarëve kufitarë apo kontrollit të pasaportave, kështu që po shpresoj se teknikisht karantina nuk do të jetë e detyrueshme”, tha ajo, shkruan BBC.
Edhe
Notarja australiane e përshkon me not për herë të 35-të Kanalin Anglez
Ajo thotë se në këtë udhëtim dëshiron të përçojë një mesazh, që të rrisë ndërgjegjësimin për dhunën në familje, pasi zbuloi se vetë ajo është e mbijetuar e cila tash është diagnostifikuar me çrregullim të stresit post-traumatik.
McCardel e ka kaluar 34 herë kanalin, kurse tani synon të vendosë rekord.