Paula Craig po shpreson të bëhet personi i parë me lëndim total të shtyllës kurrizore që noton Kanalin Anglez pa një veshje speciale noti, raporton BBC.
Craig 56-vjeçare nga Pembrokeshire, po punonte për Policinë Metropolitane të Londrës dhe ishte vrapuese e maratonave dhe garuese në triathlon, para se të merrte lëndim të shtyllës kurrizore në vitin 2001. Ajo derisa ishte me biçikletë u godit nga një veturë.
Craig po synon ta notojë Kanalin si pjesë e një stafete prej gjashtë notarëve, që do të notojnë secili nga një orë.
“Disa njerëz mendojnë se jeta jote ka mbaruar. Nuk ka rëndësi nëse ke aftësi të kufizuara apo jo, nganjëherë ne mendojmë se nuk mund të bëjmë gjëra. Por duhet të shtysh veten pak më tepër dhe të tentosh të arrish gjëra”, ka thënë Craig.
-
Notarja australiane e përshkon me not për herë të 35-të Kanalin Anglez
-
Notarja që po synon të thyejë rekordin e burrave dhe karantinën nga kanali anglez
-
Rekord emigrantësh në Kanalin Anglez: 230 persona në një varkë të vogël
-
Katër të vdekur pas fundosjes së një varke në Kanalin Anglez
-
Dy gra vdiqën gjatë tentimit për të kaluar Kanalin Anglez