Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Njeriu me gjuhën më të madhe në botë

Dante Barnes nga Michigani i SHBA-së ka vendosur një rekord botëror për perimetrin më të madh të gjuhës (mashkull), duke hyrë në Rekordet Botërore Guinness.

Gjuha e Dantes hyri në librat e rekordeve më 24 dhjetor 2021 me një perimetër prej 12.19 cm. Është i barabartë me diametrin e një topi ping-pongu.

Kur zgjerohet, gjuha e Dantes arrin afërsisht 42 mm në lartësi dhe 40 mm në gjerësi.

Gjuha mesatare e njeriut ka një perimetër dukshëm më të vogël.

Nick Stoeberl nga Kalifornia e SHBA-së aktualisht mban rekordin për gjuhën më të gjatë në botë (mashkull), me përmasa 10.1 cm.

Gjuha më e gjatë në botë (femra) i përket Chanel Tapper nga Los Angeles dhe ka një gjatësi prej 9.75 cm.