Kuriozitet

“Njeriu i artë” 2500 vjeçar shfaqet në Turqi

Në Turqi ka mbërritur për t’u ekspozuar armatura e njeriut me veshje prej ari i njohur ndryshe si “njeriu prej ari” i cili është gjetur gjatë punimeve ndërtuese në Kazakistan dhe i cili mendohet se i përket një perandori ose djalit të tij princit për shkak të më shumë se 3 mijë pllakash ari të përpunuara që ndodhen mbi të.

Armatura, e cila ekspozohet në Muzeun e Qytetërimeve të Anadollit në kuadër të projektit të Kazakistanit “Njeriu prej ari në muzetë botërore”, përcjell Shqip njoftimin e AA, ndodhet në mesin e argumenteve të rëndësishëm që vërtetojnë kulturën turke dhe thellësinë brenda historisë së qytetërimit.

Mbi “Njeriun me veshje ari” i cili u gjet gjatë punimeve ndërtimore në vitin 1969 në rajonin Yedisu të Kazakistanit ndodhen mbi 3 mijë pllaka në formë trekëndëshi ku janë përpunuar me motive të ndryshme si leopard, dashi, dreri, dhie, kali dhe të zogjve.

Veshja e cila përbëhet një mantel me jakë V që mbyllet nga e djathta në të majtë, pantallona të ngushta kalorësi, çizme të shkurtra poshtë gjurit, tërheq vëmendjen me kapelën e saj prej 65 cm. Në kapelën e cila në majë ka një motiv me dhi të egër tërheq vëmendjen gjithashtu kali me dy krahë i cili simbolizon perëndinë e diellit me 4 shigjeta, që simbolizojnë mbizotërimin e botës.

Krahas mantelit dhe kapelës në armaturë ndodhen edhe një shpatë e gjatë e veshur me ar me 150 madhësi të ndryshme, një thikë gjysmë lëkurë dhe gjysmë dru, si dhe kamxhiku i përpunuar me ar. Po ashtu “njeriu prej ari” ka edhe një unazë që mendohet se është përdorur si vulë.

{gallery}