Një shkollë në Australi ka befasuar rrokaqiejt, muzetë e aeroportet duke marrë titullin e Ndërtesës më të mirë të vitit 2024.
Shkolla “Darlington” në Chippendale ka mposhtur më shumë se 220 dizajne të tjera për të fituar çmimin e përvitshëm të Festivalit Botëror të Arkitekturës që u mbajt në Singapor, shkruan CNN.
E hapur vitin e shkuar, ka disa ndarje, me kulme të pazakontë e hapësira të mëdha.
Kompania që e ka ndryshuar objektin e shkollës vitin e kaluar, e ka cilësuar dizajnin e ri si “transformues radikal”.
Sholla që ka edhe sistemin e çerdhes ka kapacitet për 500 nxënës.
Është edicioni i 17-të i këtij festivali. Ndërtesa më e mirë zgjidhet nga një panel prej 175 delegatëve. Çmim tjetër me rëndësi morën edhe një observator në Qipro, një stacion autobusi në Poloni dhe një fabrikë për energji solare në Turqi.