Një shitës biletash është zgjuar milioner pasi fitoi xhekpotin prej 190 mln euro. Kjo është hera e parë që fitohet një shumë e tillë në Britaninë e Madhe.
Një shitës biletash në Britani është vërtet fatlum pasi bileta e tij ka rezultuar fituese e xhektpotit 190 mln euro, transmeton oranews.
Camelot, operator i lotarisë kombëtare, është tanimë një nga njerëzit më të pasur në Britaninë e Madhe, duke eklipsuar madje edhe pasuritë e këngëtarvë Sir Tom Jones dhe Calvin Harris, të dy me vlerë 165 milion dhe Ed Sheeran me 160 milion euro pasuri.
Fatlumi i lotarisë ka thyer gjithashtu edhe rekordin e fituesve të mëparshëm që kanë arritur të përfitojnë shumë prej 161 mln euro në vitin 2011.
Jackpot Euromillions është fituar mbi 22 herë radhazi që nga 19 korriku, por për herë të pari arriti fondin e çmimit maksimal prej 190 milion euro.
Biletat për Euromillions shiten në nëntë vende të botës - MB, Francë, Spanjë, Austri, Belgjikë, Luksemburg, Republikë irlandeze, Portugali dhe Zvicër.
-
Bileta e blerë në Britani fituese e 130 milionë euro në EuroMillions
-
Britaniku që fitoi lotarinë “EuroMillions” bëhet më i pasur se këngëtari Sam Smith
-
228 milionë euro, fitohet xhekpoti më i madh në Lotarinë Kombëtare britanike
-
Zbulohet çifti që fitoi në lotari në Britani një shumë rekorde prej 184 milionë funte
-
Në Britani fitohet një rekord prej mbi 215 milionë euro në lotari