Sheshi i lojërave “Bark n Bounce” i ndërtuar në Salford të Manchesterit, i cili është krijuar vetëm për qentë, po rezulton të jetë shumë i popullarizuar, pasi pronarë të shumtë të qenve po udhëtojnë qindra milje për ta vizituar.
I ndërtuar nga 28-vjeçarja Harley Chester, e cila në vitin 2019 vendosi të krijonte një zonë lojërash për 10 qentë e saj, tashmë është kthyer në një ëndërr për pronarët e qenve që kërkojnë vende të reja për të shëtitur qentë e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Doja që qentë e mi të luanin diku dhe nuk kishte asgjë të tillë përreth”, ka thënë Harley, raportoi “The Mirror” të enjten.
Sheshi i lojërave tashmë është rritur në një hapësirë prej 90 metrash me një fushë të madhe të gjelbër dhe pajisje të ndryshme që i mbanë qentë aktivë.
"Ata vijnë nga çdo skaj i Britanisë së Madhe, sepse nuk ka askund tjetër si ky shesh. Unë kam parë njerëz që vijnë nga Birminghami, Uellsi e Skocia”, ka thënë Harley.
Ajo ka shtuar se mënyrë argëtimi për kafshët e tyre shtëpiake, njerëzit i shohin edhe organizimet e ndryshme, si ditëlindjet e qenve të tyre.
Harley ka njoftuar se hyrja brenda sheshit lejohet vetëm me rezervime, ndërsa vende të lira për ta kaluar fundjavën në këtë vend nuk ka të paktën deri në qershor.
Qëndrimi në këtë kënd kushton 20 funte ora.