Filmi “101 dalmatët” i cili u shfaq në natyrë në një qytet në Angli, theu rekord botëror duke i mbledhur 127 qen për ta parë filmin.
Rachel Marie 23-vjeçare, e cila drejton një konvikt për qen, organizoi ngjarjen të dielën, në Qendrën e Leisure Perdiswell në Worcester, shkruan Upi të martën.
Marie kishte shpresuar të mblidhte 200 qen për të parë filmin, por ishte ende e suksesshme në thyerjen e rekordit kur 127 qentë u shfaqën me pronarët e tyre.
Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2019 ku ishin mbledhur 120 qen në shfaqjen “The Secret Life of Pets 2” në Brazil.
Ngjarja mblodhi 634 dollarë për bamirësinë Amicii Dog Rescue.
Artikuj të ngjashëm
-
Rekordi i çuditshëm botëror i kanadezit
-
Parada e kaikes në New Jersey thyen rekordin botëror
-
Anglezi viziton 67 bare në 24 orë për të thyer rekordin botëror “Guinness”
-
Kërcimi disko me 598 pjesëmarrës në Angli thyen rekordin botëror “Guinness”
-
Britanikët “mbushin” fshatin me bizonë për ta ngadalësuar ngrohjen globale