Një pikë shitëse për kafshët shtëpiake u ka ofruar pagesë deri në 150 dollarë njerëzve që janë të gatshëm të bëjnë tatuazh qentë e tyre, shkroi të hënën “Upi”.
Mjetet do të ndahen nga kompania BARK për 100 personat e parë që e pranojnë këtë kërkesë.
Lauren Diener, menaxhere e rrjeteve sociale në BARK, ka thënë se kjo iniciativë nisi nga tatuazhi i saj, ku tregohen veshët e Stellës, pitbullit të saj 3-vjeçar.
Personat e interesuar për realizimin e tatuazheve kanë kohë deri më 2 shtator që të ndajnë fotografi të qenve të tyre dhe të tregojnë pse dëshirojnë që tiparet e tyre t’i përjetësojnë në trup.
Artikuj të ngjashëm
-
Shitet qeni më i shtrenjtë në botë
-
Njeriu që u bë si qen i bie pishman pasi e sheh sa e vështirë është ecja si kafshë
-
Komuna e Prishtinës njofton për adoptimin e 10 qenve
-
Gruaja ua la pasurinë kafshëve shtëpiake: Fëmijët hoqën dorë nga unë
-
Qyteti italian kërkon t’u bëhet ADN-ja të gjithë qenve, për këtë arsye