Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qyteti italian kërkon t’u bëhet ADN-ja të gjithë qenve, për këtë arsye

Pronarët e qenve në Bolzano duhet të dorëzojnë kafshët e tyre për teste të ADN-së për shkak të kaosit të jashtëqitjeve nëpër rrugë.

Rezultatet nga testimet do të futen në një databazë, ku policia mund t’i referohet për të gjetur ata dhe pronarët e tyre. Provat do të përdoren për të gjobitur pronarët me 292 euro deri në 1048 euro.

Në këtë zonë janë rreth 45 mijë qen. Por, vetëm 5000 janë paraqitur nga iniciativa e prezantuar këtë muaj, shkroi Guardian. 

Masa nuk është pritur mirë, veçanërisht nga pronarët që pastrojnë vendin pasi qentë e tyre jashtëqitin në vende publike dhe ata që nuk po pranojnë të paguajnë vetë nga 65 euro për testin.

Testet e ADN-së do të jenë të detyrueshme nga fundi i marsit dhe gjoba të majme presin pronarët që nuk do të arrijnë të regjistrojnë kafshët e tyre shtëpiake, ka thënë drejtori i Departamentit të Veterinës, Paolo Zambotto.

Databaza mendohet të ndihmojë edhe identifikimin e qenve që vriten në aksidente rrugore ose sulmohen nga kafshë të tjera a njerëz.

Artikuj të ngjashëm