Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Si reagon qeni i policisë ndaj grabitësve në Itali

Policia italiane ka kryer një stërvitje për reagimin e qenve të specializuar në rastet e grabitjeve.

Në qendër të Veronës u filmua momenti kur u improvizua një grabitje e çantës së krahut, e qeni policor u lëshua dhe kreu intervenimin ndaj grabitësit.

Policia e Italisë tha se stërvitjet e tilla janë të shpeshta.

Qentë e tillë stërviten në periudha të gjata kohore dhe shërbejnë për të intervenuar ndaj kriminelëve dhe drogës.