Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti francez ndalohet të mbajë kafshë shtëpiake pasi u gjet me 159 mace në banesë

Mace

Një çift francez është dënuar me një vit burgim me kusht për mbajtje të dhjetërave kafshëve në kushte mizore.

Çifti nga Nice kishte mbajtur 159 mace dhe shtatë qen në banesën 80m2.

Kafshët u zbuluan vitin e kaluar duke jetuar në papastërti, të dehidratuara, që ishin të kequshqyera e të infektuara me parazitë.

Gjykata ka thënë se çifti dështuan të kujdeseshin për kafshët, shkroi BBC.

Gruas 68 vjeçe dhe burrit 52 vjeç iu lëshua një ndalim i përhershëm nga mbajtja e kafshëve shtëpiake. Ata u urdhëruan të paguanin mi 150,000 euro për shoqatat për të drejtat e kafshëve.

Edhe Tha se është i sëmurë për ta shmangur burgun, kapet në meç boksi Luftarake Tha se është i sëmurë për ta shmangur burgun, kapet në meç boksi

Vitin e kaluar, policia zbuloi në banesën e tyre dhjetëra kafshë në secilën dhomë. Policët nga aty raportuar se kishte jashtëqitje në çdo vend.

Disa nga macet e qentë kishin ngordhur për shkak të kushteve të këqija ku jetonin.

Hetuesit gjetën trupat e dy maceve dhe dy qenve në banjo.

Gruaja kishte thënë në gjykatë se fillimisht kishte marrë tri macet dhe tre qentë e prindërve të saj më 2018, e më pas solli 30 mace që jetonin në rrugë. Më vonë këto mace kishin lindur të tjera.

Edhe Policia zvicerane shpëton dy qen që u kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga Kuriozitet Policia zvicerane shpëton dy qen që u kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga

Një psikiatër e diagnostikoi gruan me “sindromën Noah” – një nevojë psikologjike për të shpëtuar kafshë.

Prokurorët kishin kërkuar dënim me burgim prej 18 muajsh.