Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një qen luftoi me luanin për ta mbrojtur familjen e tij

Një qen në Kaliforni është treguar hero pasi ka ndjekur një luan nga kopshti i familjes ku jetonte.

Rocky i racës pit bull është duke u shëruar pas përleshjeve që ka pasur me luanin derisa e ka dëbuar nga kopshti i shtëpisë në La Verne.

Në një video e cila ishte kapur nga kamerat e sigurisë shihet që dy qentë e May Padres po e shikonin luanin derisa ai po vraponte drejt shtëpisë. Padres tha se kafsha e madhe po e shikonte drejt në sy atë derisa Rocky u hodh në aksion.

Rocky qeni më i vogël nga dy qentë e Padres, e ka ndjekur luanin deri në mal. Padres ka thënë se ai është konfrontuar me të derisa është siguruar që pronari i tij është mirë.

“Kjo është e vetmja arsye pse ai e ka ndjekur deri në mal”, ka thënë Padres.

Edhe Qeni trim luftoi me pumën që u fut në oborr Kuriozitet Qeni trim luftoi me pumën që u fut në oborr

Familja kishte dalë jashtë për të parë qenin.

“Ne donim që të mbronim qenin tonë”, ka thënë ai.