Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një person akuzohet se arriti në SHBA nga Danimarka pa pasaportë e pa biletë aeroplani

Autoritetet amerikane kanë akuzuar një person se kishte udhëtuar në Los Angeles nga Kopenhaga pa biletë aeroplani dhe pa pasaportë, raporton “BBC”.

Sergey Ochigava 46-vjeçar, kishte letërnjoftime izraelite e ruse me vete, që ishin lëshuar rishtazi, por s’kishte edhe pasaportë.

Zyrtarët thonë se ai nuk tentoi të fshihej në aeroplan dhe po fliste me pasagjerët tjerë gjatë fluturimit 12-orësh.

Ai është deklaruar i pafajshëm dhe pritet të paraqitet në gjykatë më vonë këtë muaj.

Pasi kishte arritur në Los Angeles më 4 nëntor, Ochigava fillimisht ju tha policëve doganorë amerikanë se kishte lënë pasaportën në aeroplan, por nuk u gjet asnjëherë një pasaportë.

Edhe Një burrë akuzohet se udhëtoi nga Londra në New York pa biletë dhe pasaportë Botë Një burrë akuzohet se udhëtoi nga Londra në New York pa biletë dhe pasaportë

Zyrtarët nuk arritën të gjenin ndonjë të dhënë se ai kishte rezervuar ndonjë fluturim për në SHBA apo se kishte kërkuar vizë për t’u futur në SHBA.

Ndërsa ishte marrë në pyetje nga hetuesit amerikanë, Ochigava kishte thënë se “mund të ketë pasur biletë aeroplani...por nuk është i sigurt”.

Ai tha më pas se nuk i kujtohet se si përfundoi në fluturimin e Scandinavian Airlines për në SHBA, duke thënë se kishte tri ditë pa gjumë. Ai tha se nuk e di as se si e kaloi kontrollin në aeroport në Danimarkë.

Zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje të zbulojnë nëse ai kishte qenë në Danimarkë kur u nis për në SHBA.

Ochigava pretendoi se së fundi kishte punuar si ekonomist në Rusi “shumë kohë më parë”.

Stafi i kompanisë ajrore Scandinavian Airlines tregoi se Ochigava kishte lëvizur nëpër aeroplan, duke ndryshuar ulëset disa herë. Ata nuk e kishin vërejtur se kanë një pasagjer më tepër, derisa u kontaktuan nga hetuesit.

Edhe Avioni ushtarak amerikan ulet në Moskë, Kremlini thotë se s’ka informacione Botë Avioni ushtarak amerikan ulet në Moskë, Kremlini thotë se s’ka informacione

Ochigava “kishte kërkuar dy racione gjatë çdo shërbimi të ushqimit dhe në një moment tentoi të hante edhe një çokollatë që i takonte një anëtari të ekuipazhit”, thuhet në akuzën.

Një stjuardese i tha hetuesve se dukej sikur ai “po tentonte t’i fliste pasagjerëve tjerë gjatë fluturimit, porse shumica e pasagjerëve e injoruan”.