Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një nënë e mbështjellë dhe e ruan bredhin siç e kishte dekoruar i biri para se të vdiste

Disa kujtime janë të vlefshme që të ruhen. Për një nënë, kjo nënkuptoi që ta mbështillte pemën e Krishtlindjes që të sigurohej ta mbante të dekoruar ashtu siç e kishte dekoruar djali i saj.

Kjo ishte e rëndësishme për të, sepse stolitë e varura nga djali i saj ishin stolitë e fundit të Krishtlindjeve që ai kishte vendosur përpara se të vdiste.

Djali i Heather Davis, Kooper, vdiq në dhjetor të vitit të kaluar, raporton SWNS. Davis, e cila jeton në New Mexico, thotë se ajo humbi djalin e saj nga vetëvrasja vetëm disa javë pasi ai kishte ndihmuar në dekorimin e pemës.

Në atë kohë ai ishte vetëm 17 vjeç.

"Kooper më ndihmoi ta blija dhe dekoroja atë pemë pak para se të vdiste dhe kjo është diçka që do ta mbaj përgjithmonë", shpjegoi ajo për SËNS. "Pema do të qëndrojë kështu për çdo Krishtlindje që do të vijë, në mënyrë që çdo vit të kujtojmë djalin tonë të bukur."

Edhe Vizionarja e artit që la gjurmën e saj me gjak, pendë e barut Kulturë 1 j. më parë Vizionarja e artit që la gjurmën e saj me gjak, pendë e barut

Davis u mblodh me burrin dhe dy fëmijët e saj për të hapur pemën këtë vit. Dekorimi e kishte kaluar vitin e mbështjellë fort me celofan.

Në imazhet e procesit të çmbështjelljes, është e qartë se dekorimet në pemë qëndruan në vend gjatë muajve pas mbështjelljes.