Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dhuratat e veçanta që familja Kardashian bëri për njëri-tjetrin

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka shpërndarë disa fotografi në rrjetin social Instagram, përmes së cilave ka treguar se si ajo dhe familja e saj kanë bërë mbështjelljen e dhuratave.

43-vjeçarja të shtunën ka treguar se ka zgjedhur bluza nga pambuku të brendit të saj “skims” për t’i mbështjellë dhuratat që i ka bërë ajo familjarëve.

Në fotografinë e parë të postuar në Instagram, ylli shfaqi gjashtë imazhe, secila me dhurata të mbështjella me mbështjellëse të ndryshme shumëngjyrëshe dhe emra të shkruar mbi to për të treguar se nga kush janë mbështjellë dhuratat, duke përfshirë motrat e saj, Khloé dhe Kourtney Kardashian, si dhe Kendall dhe Kylie Jenner, së bashku me nënën e tyre, Kris Jenner.

Kim pastaj ofroi një pamje më nga afër për fansat për të treguar se sa shumë janë përkushtuar familjarët e saj rreth mbështjelljes së dhuratave.

26-vjeçarja Kylie kishte zgjedhur një mbështjellëse ku shihet Babadimri me sajë, të cilës ia kishte vendosur sipër një fjongo të kuqe.

Edhe Kylie Jenner: Pasuria ime nuk është e trashëguar Showbiz Kylie Jenner: Pasuria ime nuk është e trashëguar

39-vjeçarja Khloe kishte zgjedhur një letër të gjelbër si dhe fjongo të gjelbër gjithashtu, në mes të së cilës ishte vendosur një letër me printim të “Arrë-thyesit”.

Vëllai i Kimit, Roberti, kishe zgjedhur një letër të thjeshtë ngjyrë kafe të lehtë të printuar me dordolecë që mbanin shall të kuq.

Kourtney kishte zgjedhur gjithashtu një letër mbështjellëse të gjelbër që e dekoroi me fjongo të hollë të gjelbër.

Supermodelja Kendall kishte zgjedhur letër me ngjyrë kaltër e bardh të cilën e mbështolli me fjongo të gjelbër.

Edhe Vdiq në moshën 91-vjeçare Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner Showbiz Vdiq në moshën 91-vjeçare Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner

Nëna e tyre Kris, kishte zgjedhur mbështjellëse të kuqe me shkëlqim metalik por pa fjongo.

{gallery}