Një mësuese në një shkollë të New Yorkut pa ndonjë kualifikim në mjekësi është arrestuar me dyshimin se e ka vaksinuar një nxënës me vaksinën anti-COVID.
Policia ka thënë se Laura Russo ia ka dhënë dozën e vaksinës pavarësisht se nuk kishte autorizim ligjor që ta bënte këtë, ose leje nga prindërit e nxënësit.
Russo 54-vjeçare, mësuese e biologjisë është kapur natën e Vitit të Ri dhe mund të dënohet me katër vjet burgim.
17-vjeçari ka deklaruar se ka dashur ta marrë vaksinën.
Vaksina mund të jetë e rrezikshme nëse jepet gabim. Doktorët dhe punëtorët mjekësor të licensuar duhet ta verifikojnë vaksinën nëse është e duhur apo nëse është pa afat.
Artikuj të ngjashëm
- Pritja e patolerueshme për vaksinën e fëmijëve
-
Një studenteje në Itali aksidentalisht ia japin gjashtë doza të vaksinës së Pfizerit
-
Një tjetër 6-vjeçar në SHBA shkon me armë në shkollë
-
6-vjeçari plagosi mësuesen në SHBA me armën e së ëmës
-
6-vjeçari gjuan mësuesen me armë në Amerikë pas një përplasjeje verbale